VIDEO-SYRI TV/ Protesta përpara kryeministrisë, PD përgënjeshtron Ambasadën e SHBA: Nuk e organizojmë ne

Në orën 17: 00 Shoqëria Civile proteston para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Por kjo protestë ka sjell një situatë të pazakontë në Ambasadën e SHBA, e cila njoftoi se tubimi organizohej nga PD. SYRI TV kontaktoi me Selinë Blu, e cila përgënjeshtroi ambasadën duke deklaruar se nuk janë ata organizator të protestës. Pas lajmit, reagon ambasada e cila ndoshoi njoftimin duke shmangur Partinë Demokratike si organizatore.

Nga SYRI TV

Protestën e organizuar nga Shoqëria Civile para kryeministrisë, Ambasada m SHBA në Tiranë ia ka atribuuar Partisë Demokratike si organizatore. Në një njoftim të shpërndarë në faqen e saj Ambsada shkruan se një protestë e Partisë Demokratike organizohet para kryeministrisë, duke I bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin zonat ku do të mbahet ky tubim.

NJOFTIMI I AMBASADËS SË SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë në zyrën e Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet.

Fill pas këtij njoftimi SYRI TV ka kontaktuar me Selinë Blu, të cilët përgënjeshtruar njoftimin e ambasadës së janë ata organizatorët e protestës. ‘Nuk jemi ne organizatorët e Protestës. Me sa jemi në dijeni protestën e organizon Adriatik Lapaj e të tjerë nga shoqëria Civile, nga ne mund të marrin pjesë deputetët, por jo organizator’- bën me Partia Demokratike.

NJOFTIMI I DYTE U AMBASADËS SË SHBA 
Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite në zyrën e Kryeministrit. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. 

Ndërkohë SYRI TV  ka kontaktuar edhe me organizatorët e protestës, që janë Adriatik Lapaj dhe anëtarë të tjerë të Shoqërisë Civile. Si Lapaj ashtu edhe organizatorë të tjerë shprehen se kjo protestë është e organizuar nga ata nëpërmjet iniciativave dhe thirrjeve në rrjetet sociale dhe nuk ka asnjë prapavijë politike apo të jetë e organizuar nga opozita.