Protesta e shoqërisë civile/ Ambasada e SHBA: E bën PD, tregoni kujdes

Sot në orën 17:00 është paralajmëruar një protestë qytetare përpara kryeministrisë. Shkak është bërë rritja e çmimit të bukës, karburanteve dhe rritja e pritshme e çmimit të dritave.

Protesta është paralajmëruar si një lëvizje e shoqërisë civile dhe ishte organizuar në rrjetet sociale.

Por ambasada amerikane në një njoftim të saj thekson se protesta organizohet nga Partia Demokratike. Sipas saj, protesta bëhet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike,

Ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë që të bëjnë kujdes pasi protesta mund të vendoset në pika të ndryshme të qytetit.

Për çdo situatë, ambasada lajmëron se duhen ndjekur udhëzimet e autoriteteve dhe njoftimet e medieve vendase.

Ndërkohë shumë qytetarë kanë shprehur zemërim me këtë deformim që i ka bërë ambasada objektivit të protestës dhe autorëve të saj. Sipas tyre, kjo ishte një protestë qytetare.