Të Gjelbrit në Gjermani synojnë koalicion me Social-demokratët dhe Liberalët

Partia e Gjelbër e Gjermanisë njoftoi të mërkurën se dëshiron të krijojë një koalicion me Partinë Social Demokrate (SPD) dhe Partinë Demokratët e Lirë (FDP).

"Ne kemi arritur në përfundimin se tani është logjike të vazhdojmë të diskutojmë me SPD dhe FDP, me  kërkim më të thellë për terren të përbashkët," u tha gazetarëve udhëheqësja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock.

Qendra e majtë e SPD e Zvkancelarit Olaf Scholz fitoi zgjedhjet në Gjermani më 26 shtator. Votimi la dy parti si krijues të mundshëm të qeverisë: të Gjelbrit, të cilët përfunduan të tretët dhe FDP miqësore me biznesin, e cila përfundoi e katërta.

Këto dy parti mund të bashkohen ose me Social-Demokratët  ose me Unionin e qendrës së djathtë të Kancelares në largim Angela Merkel, për të bërë shumicën parlamentare.

Të Gjelbrit tradicionalisht anojnë nga e majta, ndërsa Demokratët e Lirë në dekadat e fundit kanë qenë kryesisht aleatë me Unionin.

Të katër palët kanë zhvilluar takime dypalëshe me njëra -tjetrën ditët e fundit.

Drejtuesit e të Gjelbërve thanë se tani i kanë propozuar Demokratëve të Lirë që të dyja partitë të shkojnë në bisedime trepalëshe me Social Demokratët e Scholz.