Kina: Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment

Tensiones mes Kinës dhe Tajvanit kanë arritur kulmin, pasi një duzinë avionësh kinezë fluturuan sërish në hapësirën ajrore tajvaneze. Këto tensione janë më të lartat në 40 vite.

Sipas Daily Mail, Kina ka paralajmëruar se Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment.

Në një artikull të publikuar nga gazeta shtetërore Global Times, paralajmërohet Tajvani që të mos bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara. Në shkrim thuhet se populli i Kinës është gati për luftë totale me SHBA. “Mos luani me zjarrin,” paralajmëron Pekini.

Më shumë se 150 avionë kinezë kanë thyer hapësirën ajrore tajvaneze gjatë katër ditëve me radhë.

Sipas BBC, Kina ka paralajmëruar vazhdimisht se do të përdorë forcën për të arritur bashkimin me Tajvanin.

Analistët thonë se Pekini është duke u shqetësuar pasi qeveria e Tajvanit po lëviz drejt një deklarimi formal të pavarësisë. Aleatët perëndimorë të Tajvanit kanë shprehur shqetësim për sjelljen agresive të Kinës.