Paris/ ‘Squid Game’ shkakton skena dhune

Një përleshje e dhunshme ka shpërthyer në rrugët e Parisit të dielën pasi fansat e “Squid Game” në “Netflix” u rreshtuan me orë të tëra për të hyrë në një dyqan dedikuar shfaqjes.

Në skena tronditëse, të qytetarëve që ziheshin me njëri-tjetrin në rrugë u publikuan në internet.

Njerëzit që ndodheshin aty pranë ikën të tmerruar ndërsa policia po përpiqej të vendoste qetësinë.  

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përleshjen, por fansat thanë se ata kishin pritur në radhë për disa orë, gjë që mund të ketë shkaktuar rritjen e tensioneve. 

“Squid Game” e prodhuar nga Koreja, e cila aktualisht është shfaqja më e transmetuar në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ka të bëjë me një shfaqje të trilluar të lojërave vdekjeprurëse, në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për të fituar një çmim parash.

Seriali u publikua më 17 shtator dhe u pa jashtëzakonisht shumë në të gjithë botën, por ai u kritikua nga shikuesit për 'dhunën’.