Bjellorusia: Nuk do t'i pranojmë emigrantët derisa BE të na heqë sanksionet

Parlamenti i Bjellorusisë ka votuar për të pezulluar një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mbajtur emigrantët.

Ligjvënësit vendosën të hënën të ndalojnë detyrimin e Bjellorusisë për të pranuar përsëri emigrantët që kalojnë nëpër territorin e saj për në BE.

Votimi në dhomën e sipërme të parlamentit Bjellorusi zyrtarizon masën që u njoftua nga Presidenti Bjellorus, Alexander Lukashenko në qershor.

Ministri i Brendshëm Ivan Kubrakov e përshkroi pezullimin e marrëveshjes si një "masë të përkohshme" dhe tha se emigrantët do të ripranohen sapo "marrëdhëniet të normalizohen".

Lukashenko dhe zyrtarët e tij thonë se masa është pjesë e përgjigjes së Bjellorusisë kundër sanksioneve që u ka vënë BE-ja.