Çështja Mbappe, Leonardo sulmon Realin: Nuk mund të sillen në këtë mënyrë, është mungesë respekti

"Shpresojmë që më 1 janar gjithçka të zgjidhet." Kjo fjali e  Florentino Perez për Kylian Mbape në “El Debate” këtë të martë shkaktoi mjaft polemika. Presidenti i Real Madrid u mundua të qetësonte situatën në mikrofonin e “RMC” , pak orë më pas. "Ajo që thashë është se ne duhet të presim vitin e ardhshëm, gjithmonë me respekt për PSG -në me të cilën kemi marrëdhënie të mira." 

Por përpjekja për të qetësuar situatën rezultuan të kota, pasi drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka reaguar mjaft i zemëruar duke e akuzuar klubin spanjoll se po fliste shumë për Mbappn: " Kjo deklaratë e re është vetëm vazhdimësi e një mungese respekti ndaj PSG-së dhe ndaj Kylian. Në të njëjtën javë, një lojtar i Real Madrid (Karim Benzema), pastaj trajneri i Real Madrid (Carlo Ancelotti) dhe tani president i Real Madrid kanë folur për Kylian sikur të ishte lojtar i tyre. Florentino Perez kishte folur për Kylian me tifozët e Realit këtë javë. Kjo histori vazhdon prej dy vitesh. Mesa di unë merkato është mbyllur. Real Madrid nuk mund të vazhdojë të sillet në këtë mënyrë, kur sezoni i ri sapo ka nisur. Ata duhet të ndalen.  E përsëris: është mungesë respekti që nuk mund të tolerohet  ".