Maqedoninë e Veriut/ 185 raste të reja dhe 15 viktima nga Covid

Janë regjistruar 185 raste të reja me Covid 19, nga 1.876 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 523 qytetarë janë shëruar, ndërkohë që numri i viktimave mbetet ende i lartë dhe janë shënuar 15 viktima.

Prej tyre, 6 raste janë shënuar në Shkup, kurse në Kumanovë, Prilep, Veles, Ohër dhe 5qytete tjera, nga një rast vdekje.

Edhe numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Shkup- 99, kurse në vend të dytë janë Velesi dhe Koçani me nga 14 raste.