Emri që flitet/ Kush pritet të jetë kreu i ri i Policisë së Shtetit

Pasi u shkarkuar gjatë mesditës nga Edi Rama, Ardi Veliu me anë të një letre tha se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit.

Letrën e publikoi Rama, të cilën ky i fundit e bëri publike në rrjetet sociale, Veliu tha se kishte vendosur të mos kërkonte një mandat të dytë, por t’i përkushtohej më shumë familjes.

Emri më i përfolur për të pasuar Veliun në këtë detyrë është Gledis Nano, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri.

Për këtë përpjekje, në muajin gusht ai u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim.