Lewandowski nuk i ndahet Bayernit, rinovon kontratën edhe...

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, dëshiron të rinovojë kontratën me kampionët e Gjermanisë për dy vite më shumë se kontrata momentale.

Kontrata momentale e polakut skadon në vitin 2023 dhe është duke pritur nga bordi.

Sipas “Sport Bild”, Lewandowski është i interesuar për të qëndruar në “Allianz Arena” deri në vitin 2025.

Lewandowski pret sinjale edhe nga liderët që t’i shfaqin dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin edhe për disa vite.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit verën e kaluar u kërkua nga disa klube, ndër to edhe Real Madrid, që provoi ta transferonte edhe në vitin 2014.

Lewandowski edicionin e kaluar theu rekordin për më së shumti gola për një sezon (41) duke tejkaluar Gerd Muller.

Gjithashtu fitoi edhe Këpucën e Artë dhe në fund kompletoi sezonin me 48 gola në të gjitha kompeticionet