Atentat shqiptarit në Itali

Një qytetar shqiptar është plagosur në Torino me armë zjarri ne nje atentat.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Venezia, sot pak pas orës 11, kur shqiptari 48-vjeçar u qëllua me armë në gjoks teksa ishte në rrugë.

Ai është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që nga dëshmitë e para duket se ka pasur një grindje midis të plagosurit dhe personit që shtiu kundër tij.