Rastësi? Lulzim Basha dhe Edi Rama do jenë bashkë në Slloveni

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do jenë bashkë nesër në Slloveni.

I pari do jetë i pranishëm në Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Kurse Basha do jetë në Samitin e Partive Popullore Europiane me Ballkanin Perëndimor.

Përpara se të nisë ky samit ditën e sotme, Basha shpërndau edhe një video-mesazh. Basha do të qëndrojë dy ditë në Slloveni.

Ende nuk dihet nëse të dy do të takohen. Ndërkohë në Shqipëri, të dy kanë dhënë sinjale bashkëpunimi për disa reforma.