Zhvati pacientin e vdekur nga Covid/ Pesë vite burg për infermieren

Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Spitalit Infektiv, e akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Ronida Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.

Infermierja u arrestua në janar 2021 pasi ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga Covid-19.

Hetimi provoi se infermierja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit.