Humb jetën nga COVID-19 komentatori sportiv Kosta Grillo

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare komentatori sportiv, Kosta Grillo.

Prej disa kohësh ai ishte i prekur nga COVID-19 dhe nuk arriti dot të fitonte betejën me virusin.

Gazetari i njohur ishte infektuar me virusin e rrezikshëm prej disa kohësh, ndërsa ishte dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar, ku ndodhej në intubim prej 27 gushtit.