VIDEO/ Elbasan, përmbyset një trajler me shufra hekuri pranë Metalurgjikut, plagoset shoferi

Një kamion i ngarkuar me shufra hekuri është përmbysur në hyrje të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, afër teleferikut. Mesa duket, kamioni ka dalë nga Metalurgjia dhe mund të ketë marrë më shpejt seç duhet kthesën e për pasojë dhe është rrëzuar.

Sipas disa burimeve, shoferi i trajlerit është plagosur.

Mjeti që është përmbysur ka dëmtuar edhe disa kabllo elektrike.