", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/04/auto_2110041191633375528.webp", "width": 1200, "height": 800 } }

Simpsons prezanton koleksionin Balenciaga në Javën e Modës në Paris

Vizitorët në shfaqjen e shumëpritur në Javën e Modës në Paris dje panë një episod dhjetë minutësh të serialit të animuar "The Simpsons" në të cilin Homer, Marge, Bart, Lisa dhe Maggie Simpson prezantuan koleksionin e Balenciaga.

Personazhet bënë shaka për reputacionin e shtëpisë së modës të përmendur për shkak të modelit të pazakontë dhe çmimeve shumë të shtrenjta të pjesëve të veshjeve. 

Marge u mbërthye teksa kalonte nëpër derë sepse rripat e fustanit që ajo kishte veshur ishin shumë të mëdha dhe Homeri gati sa nuk i ra të fikët kur pa që veshja kushtonte sa 19,000 dollarë.

Homeri ecte në pistë i veshur me syze dielli dhe një xhaketë me logon Balenciaga. Bart hipi në një skateboard i veshur me një bluzë të bardhë, xhinse dhe çizme lëkure. 

Lisa dhe Megi mbanin veshje të kuqe që përhapeshin në fund.

Personazhe të tjerë nga serialet e njohura u shfaqën gjithashtu në episod: Patty dhe Selma Bouvier, Smithers dhe Wiggum. 

Pronari i pijetores Moe Szyslak gjithashtu "shkëlqeu" në xhaketën dhe çizmet e Balenciaga.

Marge "vodhi shfaqjen" me një fustan të artë me një hark në shpinë, dhe u duartrokit nga Kim Kardashian, Kanye West, Justin Bieber dhe të famshëm të tjerë.