Intervista bombastike/ A ishte kjo arsyeja pse u sulmua Facebook?

Nëse jeni përdorues i shërbimeve të Facebook, ku përfshihen edhe WhatsApp dhe Instagram, e keni vënë re se shërbimet e tyre kanë dalë jashtë përdorimit.

Lajmi po dominon mediat botërore.

Portali i specializuar, Hot Hardware shkruan se ky problem i Facebook mund të ketë lidhje me një intervistë bombastike që bëri sot xhiron e medias ndërkomëbtare.

Frances Haugen, e cila më parë ka shërbyer si shkencëtare e të dhënave në Facebook dhe ish-menaxhere produktesh, dha dorëheqjen pasi ishte zhgënjyer me kompaninë.

Në një intervistë ajo tha se politikat e kësaj kompanie i bëjnë më shumë dëm përdoruesve sesa u bëjnë mirë. Haugen tha se kompania vendos në radhë të parë interesin e saj përpara interesit të publikut.

Kjo koincidencë është e habitshme. Portali shkruan se ka zëra se Facebook është vendosur nën një sulm si përgjigje e pretendimeve bombastike të haugen.