Nagelssman thyen heshtjen: Kjo humbje më ka djegur shumë

Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman provoi edhe shijen e humbjes me skuadrën e tij të re. 33-vjeçari nuk e kishte provuar ende këtë gjë në një ndeshje zyrtare dhe pas sfidës ndaj Frankfurtit u shfaq shumë i mërzitur. Kjo pasi skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë duke dominuar kundërshtarin i cili ishte me fat. “Kjo humbje të dhemb shumë. Ishte e para për ne dhe absolutisht e pamerituar për mënyrën se si shkoi ndeshja. Shpërdoruam shumë dhe rreziku që mund të pësonim ishte aty”, tha Nagelsman.

Ishte Kevin Trap lojtari më i mirë i tyre?

Pa dyshim që po. Kevin priti gola të sigurt. Rastet e Levandovskit ishin 100% gol. E dinim që Trap do të ishte pika e tyre e fortë dhe kështu rezultoi.

Ishte e lodhur skuadra?

Jo, aspak. Nuk mendoj që vuajtëm nga ky faktor pasi për hir të së vërtetës bëmë një ndeshje të mirë dhe me ritëm të lartë, por edhe Frankfurti nuk është se vodhi gjë.

Çfarë mungoi?

Golat, duhet të shënonim të paktën dy pas barazimit të tyre. Më pas pësuam dhe gjithçka u bë më e vështirë. Gjithsesi, kokën lart dhe të shohim përpara pasi kampionati është ende i gjatë. Kemi ende shumë punë përpara. Për fat të mirë kjo humbje nuk ka asnjë ndikim në renditje pasi do të vazhdojmë të jemi në vendin e parë. Pushimi dyjavor do të jetë një mundësi e mirë për t’i rigjeneruar energjitë, edhe pse do të kemi disa lojtarë me kombëtaret e tyre. Shpresoj që ata të kthehen të shëndetshëm dhe në formë. Do të jetë një ndalesë në kohën e duhur.