Ditë e zezë për Ronaldon, humb jetën një person i afërt me familjen

Cristiano Ronaldo ka humbur një person të dashur të tij në një moshë mjaft të re.

Portugezi me anë të një postimi në “Instagram” ka njoftuar se bashkëshortja e një miku të familjes së tij ka ndërruar jetë papritur javën e kaluar.

CR7 ngëshollon mikun e tij dhe i premton se do t’i qëndrojë afër ashtu si në çdo vështirësi të tyre.

“Ka rasta kur gjithçka zë vendin e dytë, përfshirë edhe futbollin,” nis postimin Ronaldo.