VIDEO/ Kriza energjitike, revoltohen qytetarët: Kjo është vrasje për ne

Qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre pas deklaratës së kryeministrit të vendit Edi Rama, për krizën energjitike që na pret dhe rritjen marramendëse të çmimeve.

Ata deklarojnë se për shqiptarët çmimet janë të papërballueshme dhe një vendim i tillë i kryeministrit, i ka gjetur të papërgatitur.

NGA SYRI TV

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për qytetarët shqiptarë, se vendi mund të gjendet përballë një krize të madhe energjitike, që mund të zgjasë 6  muaj, ka nxitur reagimin e qytetarëve.

Për Syri Tv, ata shprehen se shqiptarët nuk mund të përballojnë një tjetër rritje çmimesh me rrogat dhe pensionet që kanë, duke mos kursyer kështu as ofendimet për kryeministrin.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur edhe produktet e shportës kanë pësuar rritje, duke vështirësuar kështu jetën e qytetarëve, të cilët tashmë ndihen të pashpresë dhe janë të papërgatitur.