FOTO/ Digjet banesa në Reps të Mirditës, humb jetën një person

Një banesë në Reps të Mirditës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Nga ngjarja raportohet për një viktimë.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Nikoll Prendi.

Rrethanat në të cilat ka humbur jetën mbeten të paqarta.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.