Reja nuk justifikohet për mungesat në Kombëtare: Kemi grup të madh lojtarësh

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy sfidat e rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” me Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht në Budapest me Hungarinë të shtunën në orën 20:45 dhe më pas, të martën (12 tetor, ora 24:45) do të presin në shtëpi Poloninë.

Tekniku italian i kuqezinjve deklaroi: “Mungesat e Abrashit dhe Laçit janë të rëndësishme. Janë dy lojtarë me peshë, por kemi zgjidhje të tjera. Kemi një grup të madh lojtarësh dhe duhet t’i modifikojmë. E rëndësishme është të kemi përgatitje të mirë fizike. Kush futet në fushë, duhet të japin maksimumin”.