Aksident në Bulqizë, makina përmbyset në rrugë, nuk gjendet shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksion rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Një automjet tip "Benz" ka dalë nga rruga  në vendin e quajtur "Gurët e Skënderbeut" dhe është përmbysur.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca, por nuk e kanë gjetur ende drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se e ka braktisur automjetin pas aksidentit.