Përkrahësja e fortë e 'Foltores', Evi Kokalari, padit për shpifje 'vulgarët, gënjeshtarët, inatçinjtë'

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila po mbështet fuqimisht ish-Kryeministrin Sali Berisha në nismën e tij Foltorja, ka paditur për shpifje portale si FaktorPlus dhe analistë e gazetarë si Ilir Demaliajn, Dritan Demirajn, Frrok Çupin dhe Kolec Traboinin.

Në mesazhin që ka publikuar sot në Fb, Kokalari shkruan: “Një gjë është e qartë - këtë javë kam qënë një katalizues fantastik i elementëve më vullgar, antipatik, gënjeshtar dhe inatçinj që mbart shoqëria Shqiptare, brënda & jashtë vëndit. Tashmë monstrat kanë emër.  Le të filloj spastrimi!”

Pas daljes së Evi Kokalarit në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë dhe në Durrës, gazetarë dhe analistë që mbështesin hapur Bashën në betejën e tij me Berishën për lidershipin e Partisë Demokratike, u sulën hapur kundër Kokalarit duke shpifur me pretendime sikur ajo është pjesë e lobit grek në SHBA, sikur babai i saj kishte qënë njeri i afërt i Enver Hoxhës, sikur ajo ishte mike me ish-të dërguarin e Presidentit Trump për Kosovën dhe se ai është proserb apo duke e akuzuar si manipulatore të shqiptaro-amerikanëve.