Kategoria Superiore/ Egnatia – Kastrioti, ja si rreshtohen skuadrat

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Egantias dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat nuk e kanë shijuar ende fitoren e parë në kampionat dhe ndeshja e sotme pritet të jetë mjaft e luftuar.

Rrogozhinasit janë rikthyer rishtazi në elitën e futbollit shqiptar dhe pas humbjes në javën e parë me Kukësin, ka marrë më pas dy barazime radhazi.

Nga ana tjetër, Kastrioti e nisi keq sezonin me dy humbje, por fundjavën e kaluar mori një barazim mjaft të rëndësishëm ndaj Tiranës.

Egnatia

Kastrioti