", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/02/auto_valencia-cf-v-athletic-club-la-liga-santander-scaled1633159644.jpg", "width": 900, "height": 611 } }

Futbollisti i Bilbaos vendos rekord të jashtëzakonshëm në LaLiga

Futbollisti i Atletik Bilbaos, Inaki Uilliams u bë lojtari me më shumë ndeshje radhazi në historinë e La Ligës.

Sulmuesi 27 vjeçar zhvilloi paraqitjen e 203-të të njëpasnjëshme ndaj Alavesh, duke lënë pas Huan Antonio Laranagan.

Seria e ndeshjeve radhazi për Uilliams filloi më 20 prill 2016 kundër Atletiko Madridit në ”San Mames”. Sulmuesi në sezonin 2015/16 regjistroi katër ndeshje radhazi, teksa në çdo sezon pasardhës, është aktivizuar në 38 ndeshje radhazi, as sa zhvillohen brenda një sezoni në La Liga.