Këngëtarja shqiptare i vë kusht ‘Big Brother VIP’: Ta marr dhe fëmijën me vete

Lori Hoxha ishte së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio”, ku zbuloi disa nga emrat që janë kontaktuar nga produksioni për t’u bërë pjesë e “Big Brother”.

Ajo tha se një prej tyre ka kërkuar të marrë dhe fëmijën me vete.

"S’e kemi pranuar të marrë fëmijën me vete. E menduam dhe thamë që s’është etike dhe ishte jashtë rregullave”, u shpreh Lori.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Linda Halimi ka treguar se bëhet fjalë për të.

“Po, isha unë. S’mund ta lija kalamonin 100 ditë pa mamin”, ka shkruar këngëtarja.