Genta Ismajli po pret binjakë, zbulohen detajet nga shtatzënia e këngëtares

Ditët e fundit është përfolur se Genta Ismajli është shtatzënë dhe lajmet nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohej qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. 

Së fundmi, burime për "Prive" kanë zbuluar se këngëtarja është disa muajshe shtatzënë dhe po pret binjakë, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.

Sipas këtyre burimeve, Genta do të organizojë një baby shower pas disa ditësh, duke thyer heshtjen e pritjes së ëmbël.