Anëtarët e Kryesisë së PD Shkodër te ‘Foltorja’ e Berishës: Basha të largohet

Anëtarët e Kryesisë së PD-së në Shkodër, gjatë “Foltores” së Sali Berishës kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.

“Kjo nuk ishte humbje e PD, por e listës Basha numër 2. Kështu që uroj që primaret t’i vini në jetë”, tha një anëtar i Kryesisë së Shkodrës.

Një tjetër anëtar i PD Shkodër deklaroi se Berisha duhet të mbështetet në idetë e tij, për fitoren e Partisë Demokratike.

“Kur kam marrë vesh atë ditë se nuk do jesh në PD, kam qarë si fëmijë.

Zoti Berisha, mblidh Kuvendin Kombëtar e ta provojë Basha a rri atje në selinë e PD”, deklaroi një tjetër anëtar.