Pas dëmtimit, Pedri nuk do të jetë në Barcelonë për kaq kohë

Pedri është lënduar dhe pritet t’i mungojë Barcelonës për dy deri në tri javë.

Barça ka bërë të ditur se Pedri vuan nga disa probleme muskulore në kofshën e majtë, transmeton Gazeta Express.

Paraprakisht, mesfushori i talentuar spanjoll mungoi në tri ndeshje për Barcelonën, duke i humbur sfidat ndaj Granadas, Cadizit dhe Levantes.

Ai u rikthye në ndeshjen ndaj Benficas, ku luajti për 67 minuta për t’u lënduar sërish.