‘Kam qarë për ty’/ Mbyllet Foltorja e Shkodrës, shihni këto foto befasuese nga takimi

Mes entuziazmit të jashtëzakonshëm është mbyllur edhe Foltorja e Shkodrës.

Takimi nisi dhe u mbyll me një prani masive të njerëzve, që e ndoqën forumin jo vetëm në sallë, por edhe jashtë nga ekranet. Edhe pas mbarimit të takimit, qytetarët e shumtë nuk e lëshuan Berishën që të largohej. Këto foto të LSA tregojnë disa pamje befasuese nga takimi.

Një prej qytetarëve të pranishëm e ngriti sallën peshë pasi deklaroi se ka qarë kur ish-kryeministrin e përjashtuan nga PD.

“Unë vritem për ty,” tha qytetari i prekur, ndërsa salla e priti me brohoritje.