Berisha: Dy persona të afërt me Bashën dhe Ramën më kontaktuan gjatë zgjedhjeve

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, u pyet gjatë Foltores së Shkodres se çfarë mendon për komentet e Baton Haxhiut se Lulzim Basha do të bëhet kryeministër në vitin 2025. Sipas tij, a është ky tregues për bashkëpunimin Basha-Rama.

“Gjatë zgjedhjeve, dy persona të afërt me të gjitha palët, më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë pyetur: çfarë mendon për një koalicion PD-PS. I kam thënë që jam absolutisht kundër dhe se kjo nuk mund të pranohet.

Kjo ka qenë. U garantoj që të dy ata, nuk erdhën rastësisht në zyrën time, por ata ishin të dy të huaj, ata ishin me një mision për të marrë mendimin tim.

Ndaj u bëj thirrje deputetëve të PD dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të jenë shumë të vëmendshëm sepse ai që nuk merr dot pushtet me zgjedhje, ai është i aftë që ta marrë në çdo formë që ia japin. Prandaj duhet të ecim drejt pushtetit si opozitë e pavarur dhe sovrane,” tha Berisha.