I riu kryen vetëvrasje në Pejë

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një shtëpi në Pejë, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Kuvendi i Lezhës”. Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:55 policia është njoftuar së në rrugën Kuvendi i Lezhës në Pejë është gjetur një person pa shenja jetë në një shtëpi”, është shprehur Gashi.

Ai tha se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes janë hetuesit që po merren me rastin.

Në anën tjetër, burime të Telegrafit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për vetëvrasjen e një të riu.