Berisha: Çdo marrëveshje me Ramën dhe PS duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar i PD

Lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shkodra se çdo marrëveshje e PD me PS duhet të kalojë përmes Këshillit Kombëtar.

“Opozita nuk fitoi në asnjë nismë përveç procesit të dekriminalizimit.

Po marrim një moment: keni dëgjuar që po bëjnë ndryshime kushtetuese. Po më thoni mua ju, nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD-ja?

Asnjërën prej tyre, të gjitha i ka fituar Edi Rama.

Ndaj unë dua t’u them hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i PD.

Partia ka forumet. Nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë,” tha Berisha.