Peticion kundër mësimit me turne, Logu: Nxënësit të privuar, transporti problem madhor

Kryetari i Këshillit të Prindërve në shkollën “Gustav Majer”, Besart Logu, në një intervistë me Skype në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për peticionin e prindërve kundër mësimit me turne.

Logu thekson se nxënësit janë të privuar nga mësimdhënia, duke shtuar se transporti mbetet një tjetër problem i madh.

“Nxënësit privohen nga mësimi me turne. Shumë prindër detyrohen që të shkëputen nga puna. Shumë prindër janë në marrëdhënie pune në privat e dihet se në Shqipëri në punë private është vështirë të marrësh leje përditë.

Edhe transporti është tjetër problem i madh. Unë mund të flas së paku për shkollën “Gustav Majer”, e prindërit kanë treguar qytetari”, u shpreh Logu.