Gjenden eshtra njerëzish pranë një spitali fëmijësh, autoritetet greke vihen në lëvizje

Në orët e para të së mërkurës, një alarm është dhënë nga autoritetet e policisë në Greqi, pasi eshtra njerëzish u gjetën në Penteli.

Sipas burimeve për mediat, një person i gjeti eshtrat te vendosura pranë spitalit të fëmijëve në Penteli.

Ai njoftoi menjëherë policinë. Në të njëjtën kohë, një antropolog mbërriti atje dhe mori eshtrat.

Nga dëshmitë e para duket se eshtrat janë me identitet dhe gjini ende të panjohur.

Në të njëjtën kohë, oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastet janë duke kërkuar listat e personave të zhdukur dhe të vrarë në mënyrë që të hedhin më shumë dritë mbi rastin.