Ahmetaj sulmon Lelin: Partia e ka humbur besimin ndaj tij

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Arben Ahmetaj këtë të premte ka zhvilluar një mbledhje në Pallatin e Kulturës së qytetit ku pjesë kanë qenë anëtarë të gjithë rajoneve.

Në këtë mbledhje Ahmetaj është shprehur se kryetari aktual i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk do të jetë më pjesë e listave për kryetar bashkie. Ai gjithashtu ka kërkuar që të shmangen debatet politike.

‘Ka humbur besimi i Dritanit Lelit në parti, nuk ka më kthim pas në marrëdhënie parti-Dritan, por duhet të shmangim debatet publike’, ka thënë Ahmetaj.

Ndër të tjera mësohet se në mbledhje janë diskutuar në lidhje me organizimet e partisë për zgjedhjet e ardhshme vendore./abcnews