Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha/ Gjykata e Lezhës merr vendimin për dy shokët e Aldi Ramës

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy shokët e 21-vjeçari Aldi Rama, i cili vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha.

Mësohet se trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest me burg pa afat” për Kristian Sherin dhe Armando Markun.

Të rinjtë ishin në të njëjtin automjet me 21-vjeçarin kur u ndaluan nga Policia dhe Aldi Rama vendosi të vrasë me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha.