Hoxha: Kriza e PD-së me SHBA ka vetëm një emër, Lulzim Basha

Sekretari për burimet njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha, thotë në një postim online se kriza e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara ka vetëm një emër.

Sipas tij, ai është Lulzim Basha.

“Thonë që PD ka pasur marrëdhëniet më në krize me SHBA, deri në vendimin personal të Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar të Doktor Sali Berishës.

Që kane qenë në krizë dhe vazhdojnë të jenë, kjo nuk diskutohet, por logjikisht me lind pyetja: Kush e prodhoi këtë krizë? Kush është njeriu që e prodhoi këtë krize? Sepse në kohën kur Doktor Sali Berisha ishte kryeministër, ai priti zyrtarët më të lartë të SHBA nga Presidenti Bush, Sekretarja Klinton dhe cilësohej nga Sekretari i Shtetit që është sot si promotori i luftës ndaj korrupsionit dhe shembulli që duhet të ndiqnin liderët e Ballkanit. Ambasadori Arvizu e cilësonte burrë shteti mbas skenarit komunist të 21 janarit.

Kriza e PD me SHBA ka vetëm një emër, Lulzim Basha, prandaj Kuvendi do kërkojë shkarkimin e tij dhe drejtimin nga një lidership tjetër, i cili të kthejë institucionet brenda partisë, zgjedhjet brenda partisë, dhe t’i japim shembullin BE dhe SHBA sesi mund të bëhen zgjedhje të lira dhe demokratike përballë regjimit të Edi Ramës, i cili fatkeqësisht për shkak të krizës së prodhuar SHBA-PD nga kryetari në detyrë, ka pasur dhe mbështetjen e SHBA,” shkruan Hoxha.