Bum shitjesh, FSHF konfirmon se biletat janë drejtë përfundimit

 

Brenda kapacitetit të lejuar, por në Air Albania nuk do të ketë asnjë vend të lirë që është vendosur në dizpozicion për ndeshjen me Poloninë. Pavarësisht rezultatit me Hungarinë, Shqipëria do të mbetej ende në lojë nëse fiton në shtëpi ndaj polakëve.

A do t’ia dilet? Mbetet të shihet! Tifozët do të jenë aty për të mbështetur Shqipërinë. FSHF ka konfirmuar se kanë mbetur edhe pak bileta për këtë takim pasi të tjerat janë shitur.