Grabitet hoteli ku po qëndron Leo Messi

Që nga mbërritja në Paris, Lionel Messi, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre kanë qëndruar në hotelin Royal Monceau. Jo për shumë kohë, pasi argjentinasi dhe familja e tij e kanë gjetur shtëpinë e re dhe tani do të jetojnë në Neuilly-sur-Seine .

The Sun raporton se hoteli në të cilin po qëndron Messi dhe familja e tij, është grabitur katër herë që nga mbërritja e tyre në kryeqytet.

 Media, megjithatë, thekson se dhoma e argjentinasit nuk ishte në mesin e atyre të grabitura. “The Sun” shkruan se dhoma, e vendosur pak mbi Messi-n, ishte vizituar nga hajdutët.

Një nga “viktimat” u shpreh se: “të paguash një shumë të majme për një vend elegant dhe të sigurt dhe të shohësh dikë të hyjë në dhomën tënde është shumë shqetësuese. Policia na tha se panë nga kamerat dy burra me një qese në çati, por nuk mundën t'i identifikonin ... Policia tha se u raportuan edhe tre vjedhje të tjera. Një maroken në dhomën tjetër më tha se i ishin vjedhur orën.”

Në total, personi në fjalë kishte pësuar një dëm prej më shumë se 6,000 €, duke përfshirë një gjerdan ari, vathë dhe para të thata.