Kush po e kërcënon Adriana Matoshin? Reagon aktorja: ‘Gabon rëndë ai …’

Adriana Matoshi është nga aktoret shqiptare më të suksesshme me shumë çmime nga festivale prestigjioze botërore.

Tashmë edhe deputete, Adriana së fundmi rrëfen se është bërë pre e kërcënimeve.

 

Kjo sipas aktores për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.

Adriana tregoi se është e angazhuar që t’u jap ndihmë grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.

 

“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, deklaroi Matoshi në një status në “Facebook”.