Sakrifikoi Hakim dhe Lukakun, Interi i zhytur në borxhe

Interi shiti dy lojtarë mjaft të rëndësishëm, Romelo Lukakun dhe Hakimin, të cilët ishin faktorët kryesorë në fitimin e titullit kampion.

Zikaltërit arkëtuan rreth 180 milionë euro nga transferimi i dy futbollistëve, duke menduar se do të largonin krizën që ka kapluar klubin.

Megjithatë situata financiare në “Giuzeppe Meazza” është mjaft kritike. Sipas medias italiane “TG COM”, Interi ka një bilanc negativ prej 240 milionë eurove, pavarësisht sakrifikimit të dy lojtarëve kryesorë.