FOTOLAJM/ Nga New York-u në Keln duke ndjekur ‘Foltoren’ e Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një album me fotografi të demokratëve të cilët kanë ndjekur foltoren e radhës e cila u zhvillua në Durrës, ku mijëra mbështetës kishin mbushur sheshin dhe pallatin e kulturës.

‘Një përshëndetje të përzemërt Demokratëve kudo që janë! Ata ndoqën Foltoren e Durrësit nga New Yorku, Toronto, Kelni etj etj!’, shkruan Berisha në Facebook.