Lazio-Lokomotiv Moskë, formacionet zyrtare/ Sarri ‘fal’ Strakoshën

Lazio do të presë në shtëpi Lokomotivën e Moskës në sfidën e vlefshme për Grupin E të Europa League dhe qëllimi i skuadrës së Sarrit është vetëm fitorja.

Gabimi i Tomas Strakoshës me Gallatasarain, që i shkaktoi humbjen bardhekaltërve në ndeshjen e parë, nuk është marrë parasysh nga Mauricio Sarri, i cili e ka hedhur gardianin e Kombëtares sërish titullar nga minuta e parë.

Ky takim do të luhet në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.