FOTO/ Nuk pritej ky transformim i Cardi B

Cardi B vendosi të guxonte përsëri me look-un e saj.

Ajo bëri një paraqitje gjatë Javës së Modës në Paris dhe vëmendjen më të madhe e merrnin dy pllakat e saj prej ari në formën e gjoksit.

 

Reperja 28-vjeçare vendosi një seri aksesorësh surrealistë, duke përfshirë unaza që ngjanin me dhëmbët dhe një gjerdan zinxhiri si sy dhe buzë.

Ajo tejkaloi stilin me një kapele ari, skulpturore që mbulonte plotësisht pjesën e sipërme të fytyrës së saj dhe syzet me stil të veçantë.

 

Offset, partneri i saj, iu bashkua asaj gjatë daljes, megjithëse ai kishte zgjedhur një pamje të plotësisht të zezë  me veshjet e markës prestigjoze ‘Prada’.

Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Cardi B asnjëherë nuk ka pasur kurrë frikë që të guxojë. 

Së fundmi, ajo vendosi që t’i mahniste të gjithë me paraqitjen e saj, në ekspozitën e Thierry Mugler gjatë Javës së Modës në Paris.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ‘Musee Des Arts Decoratifs’ me fustanin e kuq, i cili kishte gura të shkëlqyeshëm kudo.

 

Pjesa më e rëndësishme e të gjithë veshjes ishin pendët e pafundme në pjesën e kurrizit të cilat vinin deri lart dhe e mbulonin atë.

Në momentin që ajo u sigurua që kishte vëmendjen e të gjithëve filloi të pozonte përballë kamerave.

 

Përveçse ishte e veshur me fustanin e shndritshëm dhe me gurat e pafundmë ajo çfarë ra në sy ishin edhe vetullat e saj të mbushur plot me gurë po në ngjyrë të kuqe.

Këngëtarja gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes me mënyrën e saj të veshjes dhe të paraqitjes në eventet ku ajo është e ftuar.