Kush është përkthyesja që Putin përdori si ‘armë sekrete’ për të tërhequr vëmendjen e Trump

Daria Boyarskaya është vajza ruse, që po bën xhiron e mediave vendase dhe jo vetëm. Gjithçka nisi kur Vladimir Putin e përdori si një “armë sekrete” për të tërhequr vëmendjen e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, në bisedimet që ata patën në Samitin e G20 në 2019.

Gjithçka bëhet e ditur përmes librit të botuar nga ish-zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë, Stephanie  Grisham, i cili do të dalë në treg më 5 tetor.

Sipas britanikes “Daily Mail”, Daria Boyarskaya u punësua nga presidenti rus jo për rolin e saj si përkthyese në takimin e krerëve të shteteve në Osaka, Japoni, por për kualifikimet e saj fizike.

Misioni i vajzës ruse ishte të zgjonte presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara, shkruan Grisham në librin e saj të ri.

Në takimin e Putin-Trump në 2019, Daria veshi një kostum blu.

Në mediat sociale, Boyarskaya thotë se punon për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Ministrinë e Jashtme Ruse. Edhe pse gjatë takimit, përkthyesja ruse ishte veshur duke u përmbajtur normave, ndërsa në rrjete sociale ajo pozon ndryshe.

Në një nga fotografitë, ajo ka veshur një fustan transparent me rruaza ndërsa në një tjetër, ajo pozon me thonj të uq, një fustan lëkurë me një dekolte të guximshme.