Zyrtare/ Donjet Shkodra nis aventurën e re me ekipin kosovar

Donjet Shkodra ka filluar një aventurë të re tek skuadra e Gjilanit.

32-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Atirau, por ka vendosur të rikthehet sërish në futbollin shqiptar, kësaj radhe te Gjilani.

Shkodra spikati te Flamurtari në sezonin 2016-2017 duke u aktivizuar në 26 ndeshje ku realizoi dhe 9 gola.

Një vit më pas, mesfushori sulmues iu bashkua Skënderbeut ku luajti vetëm 6 ndeshje para se të transferohej tek Kukësi në vitin 2018 ku gjatë një viti u aktivizua në 35 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Gjilanit me anë të një videoprezantimi në rrjetet sociale duke e cilësuar Donjet Shkodrën si “bomberin e ri” të skuadrës.