Kumbulla: Nuk e prisja të jem titullar...

Marash Kumbulla u aktivizua në sfidën mes Romës dhe  Zorias, e cila po luhet në këto momente , sfidë e vlefshme për “Ligën e Konferencës”.

Në prag të takimit, në një intervistë për “Sky Sport”, Kumbulla u shpreh se nuk e priste këtë zgjedhje nga ana e trajnerit dhe se qëllimi i skuadrës është të fitojë trofeun.

“Nuk e prisja këtë gjë. Gjithmonë stërvitem dhe jam i gatshëm për trajnerin. Sot kam një mundësi si titullar dhe do të provoj të jap më të mirë. E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, do të provojmë të luajmë si në ndeshjet e tjera, të provojmë ku kemi bërë gabime dhe të fitojmë. Ne duam të fitojmë këtë Kupë, por le të mendojmë për garën në fillim. Qëllimi është të fitojmë gjithmonë, pra të shkojmë deri në fund”, përfundoi Kumbulla.

Në këto momente Roma po fiton 0-1 në fushën e Ukrainës dhe të Zorias.