Arrestohet më në fund 96-vjeçarja/ Do gjykohet për 11 mijë vrasje naziste

Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar më në fund një 96-vjeçare, e cila duhej të dilte sot përpara gjykatës për t’u përballur për krime naziste.

Por përpara se të dilte në gjykatë, Irmgard Furchner u arratis nga azili. Ajo mori një taksi dhe nuk dihet se ku shkoi. Autoritetet e kanë kapur teksa shëtiste në një bulevard.

Ish-sekretarja e një kampi përqendrimi duhet të përgjigjet për akuzën se ka ndihmuar dhe nxitur vrasjen e të paktën 11 mijë personave. Ajo duhej të dilte sot përpara gjyqit në Itzehoe. Por ish-daktilografistja nuk u shfaq në fillim të procesit.

Në funksionin e saj si daktilografiste në kampin e përqendrimit Stutthof, mes qershorit 1943 dhe prillit 1945, ajo akuzohet se ka ndihmuar përgjegjësit e kampit për vrasjen sistematike të të burgosurve atje.

Furchner ka dalë dy herë përpara gjykatës si dëshmitare në vitin 1954 dhe 1962, ku ka dëshmuar për korrespondencën e zyrës së saj me drejtuesit nazistë.

Komandanti Hoppe i diktonte asaj letra çdo ditë dhe i porosiste mesazhet radiofonike. Ajo tha në atë kohë se nuk dinte asgjë për makinerinë e vrasjes që ekzekutoi dhjetëra-miijëra njerëz në afërsi të saj, teksa ishte në detyrë.

Procedurat janë duke u negociuar nga një dhomë e të rinjve, pasi Furchner ishte 18 vjeç në atë kohë dhe për këtë arsye gjykohet si një adoleshente sipas Ligjit për Gjykimin e të Rinjve.